E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush eshte K144

Dy vjet pas librit te Del Pontes raporti i Martyt nuk shkon pertej thashethemeve te saj te cilat gazetat serbe dhe faqet serbe ne internet vetem i riperserisin

Nga Geoffrey Nice

Ne fund te vitit te kaluar u raportua se nga fundi i viteve 1990 Hashim Thaci kryeministri i Kosoves bashke me udheheqes te tjere politike shqiptare kishin tregtuar organet e te burgosurve serbe qe mbaheshin ne Shqiperi.

Disa gazeta sugjeruan se organet jane nxjerre derisa te burgosurit ishin gjalle. Pretendimet ishin bazuar ne nje raport te raportuesit te Keshillit te Europes Dick Marty.

Ato jane krejt te ndryshme nga akuzat e ngritura kunder disa njerezve qe aktualisht gjykohen ne Kosove per transplant ilegal te organeve.

Grupet kriminale pergjegjese ne kete rast thuhet se kane lidhje me udheheqesine politike por eshte per te ardhur keq qe Marty lejon qe dy pretendime te ndryshme te mbeshtesin njeri-tjetrin.

Pretendimet per trafikim te organeve fillimisht u ngriten nga ish-kryeprokurorja Carla del Ponte ne vitin 2008. Asokohe une isha nje nga koleget e saj.

Ajo u thirr ne disa burime te ndryshme ku asnjeri nuk ishte i identifikueshem. Ekzekutimet dhe heqja e organeve pohonte ajo jane bere pak pas perfundimit te konfliktit ne Kosove ne qershor 1999.

Sa jane te besueshme keto pretendime Mbi cfare provash bazohen Me sa di une asnje viktime nuk eshte identifikuar deri sot. Mos jane ato ndoshta pjese e nje fushate mediatike per te penguar njohjen e Kosoves si shtet i pavarur

Shkrimet ne shtypin serb sugjerojne se shume nga keto akuza vijne nga deshmitari i njohur si K144 megjithese Del Ponte asnjehere nuk i referohet ketij burimi ne librin e saj nuk i referohet drejtperdrejt as Marty.

Sipas mediave veshkat ishin nxjerre per tu shitur. Serbet kane lene pershtypjen pa e theksuar qarte se K144 ishte deshmitar i mbrojtur i Gjykates se Hages.
Deshmitaret e thirrur ne gjykimin e Slobodan Milosevicit ne pjesen qe kishte te beje me Kosoven ishin te njohur me shkronjen K por numri i tyre perfundoi aty rreth K116.

Ne qofte se K144 eshte pseudonimi i vertete atehere si e kuptoi shtypi serb dhe nga kush Kush eshte K144 Ne faqen e internetit te Tribunalit ka shume deshmitare me K por asgje per K144.

Sipas nje gazete ngjarjet kane ndodhur ne Burrel te Shqiperise. Burreli ne fakt u hetua nga Tribunali gjate gjykimit te Milosevicit ne vitet 2003-2004 pasi u ngriten pretendime se atje ishin keqtrajtuar te burgosurit serbe.

Asnje prove nuk u zbulua megjithese Tribunalit i ishte thene se ishin gjetur gjurme gjaku dhe shiringa ne te ashtuquajturen Shtepia e Verdhe.

Nese K144 me te vertete ka dhene deklarata per te cilat sugjeron Marty para marsit te vitit 2006 une do ta kisha ditur. Avokatet tjere gjithashtu do te duhej ta dinin dhe informata do ti dorezohej Milosevicit sipas rregullave te Tribunalit.

Nje gazete tjeter se fundmi ka botuar deklarata te nje deshmitari tjeter me inicialet Lj.K i cili pohon se e di se cfare ka ndodhur.

Por edhe vete Marty pranon se disa raporte synojne ti dramatizojne faktet.
A mund te thuhet se Thaci e shmangu drejtesine Udheheqesit tjere te UK-se u gjykuan dhe disa po rigykohen.

Nje shpjegim thote se Madeleine Albright e ka urdheruar Tribunalin te mos e akuzoje. Del Ponte thote se nuk kishte mjaft prova kunder tij. Atehere perse emri i tij papritur u shfaq me pretendimet per tregti organesh me ate qe te tjeret nuk jane perballur Perse Del Ponte thote se ai nuk ka mundur te gjykohet ne Tribunalin e Hages

Ekzekutimi dhe masakrimi i roberve te luftes sigurisht qe do te kualifikohej si krim i luftes. Afati i fundit per ngritjen e aktakuzave ishte janari 2004 por akuzat si keto mund te ngriheshin edhe me vone.

Me akuzat e tilla do te duhej te merret Tribunali e jo te publikohen ne memoare. Dy vjet pas librit te Del Pontes raporti i Martyt nuk shkon pertej thashethemeve te saj te cilat gazetat serbe dhe faqet serbe ne internet vetem i riperserisin.

Autori eshte ish-prokuror ne Tribunalin e Hages. Artikulli u botua ne London Riview of Books

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›