E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programet Tempus, 1 milion euro per bashkepunimin e universiteteve

Universitete te ndryshme te vendit tone, ne saje te Projektit Tempus, dot bashkepunojne me partnere evropiane dhe te Ballkanit per realizimin e plote te procesit te Bolonjes. Po keshtu do te krijohet mundesia per si dhe per ndihmesen qe do te japin modernizimin e kurrikulave, te ndertimit te cikleve te studimit dhe organizimit te trajnimeve te ndryshme nga shkollat e larta. Por, keto projekte synojne edhe lidhjen me te forte te universiteteve tona me shoqerine, realizimin e sherbimeve te ndryshme per te. "Keto projekte synojne permiresimin dhe kontrollin e cilesise ne institucionet tona te arsimit te larte, kuadrin kombetar te kualifikimeve, por edhe organizimin e veprimtarive koheshkurter si konferenca shkencore, shkolla verore, pajisje laboratorike, etj" thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Arsimit. Nje rendesi e vecante ne projektet Tempus i kushtohet perfshirjes se studenteve ne keto projekte dhe ndihmeses se tyre per realizimin me sukses te ketyre projekteve. Aktualisht ne vendin tone jane ne zbatim 9 projekte Tempus nga fusha te ndryshme dhe qe perfshijne pjesen me te madhe te universiteteve te vendit. Buxheti i ketij viti per projektet do te jete rreth 1 milion euro. Ne vendin tone Tempus IV realizohet ne kuadrin e Programit IPA (Instruments of Pre Acesion, Instrumentet e Para Aksesit) te programit te bashkepunimit te Komisionit Evropian me shtetet e Ballkanit Perendimor. Fillimi i kesaj faze te re te Tempusit, bashkuar edhe me nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizimit e Asocimit si dhe me anetaresimin ne NATO jane se bashku arritje te medha per integrimin e vendit tone me Evropen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›