"Marubi",drejtues dhe studentë konfliktohen me policinë

Drejtues të Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi" po konfliktohen me policinë e cila po përqipet t'i nxjerrë ata nga godina që ndodhet pranë ish-Kinostudios. Drejtuesit e Marubit kundërshtojnë vendimin duke e konsideruar të jashtëligjshëm.Rektori i Akademsisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi", Kujtim Çashku u shpreh se kundërshton vendimin dhe se ngjarja është kapitale jo vetëm për këtë universitet, por për gjithë kulturën dhe arsimin në përgjithësi. "E konsiderojmë akat terrorist ndaj Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi kërkesën për lirimin e godinës", u shpreh Çashku. "Në bazë të një vendimi, qeveria akulale urdhëron të lirojmë të ambjentet e akademisë brenda orës 13 të ditës së sotme", dhe ne këtë akt e konsiderojmë terrorrist", theksoi ai. Kujtim Çashku nënvizoi se "Kjo akademi është akrediatuar nga shteti shqiptar,po ashtu njihet edhe nga akademitë më të mëdha të filmit në botë".