E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket e qendrave shendetesore, rritje page 21 per qind

Poliklinikat e lagjeve, te fshatrave po frekuentohen gjithnje e me teper nga banoret e zonave. Kjo ka bere qe paga e ketyre mjekeve te rritet me 21 per qind, por kjo fale

skemes se Sigurimeve Shendetesore ne sistemin paresor. Kjo e fundit ka shenuar progres per sa i perket sherbimit te ofruar ndaj pacienteve, ne keto qendra. Sipas drejtoreshes se ISKSH-se Elvana Hana, kjo verehet edhe ne rritjen e shenuar ne indikatorin e performances. "Numri ditor i vizitave per mjek, u rrit nga viti 2006 ne vitin 2008 me 37% ne qytet dhe 72% ne fshat. Ne 2007 nga 413 qendra shendetesore te kontraktuara arriten te perfitojne 80% te financimit te performances vetem 24 qendra, ndersa ne 2008 kemi 170 qendra qe kane perfituar mbi 80% te financimit te performances. Realizimi i indikatoreve te cilesise ne vitin 2008 u arrit ne masen 63%, kontaktet per here te pare me mjekun e familjes nga viti 2006 ne 2008 u rrit me 77%, qe do te thote 280 mije me shume kane frekuentuar mjekun e familjes" eshte shprehur gjate fjales se saj drejtorja e ISKSH-se, Elvana Hana. Reforma ne sistemin paresor, ka marre pergezimet e ministres se Shendetesise Anila Godo, e cila u shpreh se Ministria qe drejton, do te vijoje me investimet per qendrat shendetesore. "Ministrja e Shendetesise eshte duke nderhyre per te rritur cilesine e sherbimit paresor, do te vijoje me ngritjen e qendrave shendetesore dhe pajisjen e tyre me aparatura" ka theksuar Godo. Reforma ne sherbimin paresor do te vijoje me informatizimin e qendrave shendetesore, permiresimin e metodes se financimit me qellim rritjen e perdorimit te qendrave shendetesore dhe rritjen e cilesise se sherbimit, si dhe perfundimin e regjistrimit te popullates me qellim aplikimin e pagesave sipas numrit real te banoreve qe mbulohen nga nje mjek. Nga ana tjeter Tritan Shehu, kryetar i Komisionit Parlamentar te Shendetesise u shpreh se nje rol shume te rendesishem ne kete reforme ka luajtur stafi i ISKSH-se dhe ajo qe kemi fituar sot, eshte nisja e ndryshimit te sistemit permes rritjes se autonomise per qendrat shendetesore. Sipas tij kjo do te sherbeje si nje baze e mire per ecurine e metejshme te reformes edhe ne sektorin spitalor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›