Pa kompromis, nuk zgjidhet kontesti me Greqine
Nga Isuf Kadriu
Negociatat per zgjidhjen e kontestit me Greqine do te vazhdojne vetem pas perfundimit te zgjedhjeve presidenciale dhe lokale ne Maqedoni. Nderkaq, njeri nga favoritet per t'u bere president i Maqedonise, kandidati i VMRO-DPMNE-se, Gjorgji Ivanov, thote se pret vendosjen e kontakteve ne nivelin me te larte te mundshem me Greqine, qe kjo ceshtje te mbyllet ne te miren e te dyja vendeve, por edhe ne te miren e rajonit ne pergjithesi. "Pres qe ne te ardhmen ndoshta do te gjejme mirekuptim te perbashket me strukturat ne Greqi, me politikanet e atjeshem, e ndoshta edhe me kreun me te larte, qe te gjejme gjuhe te perbashket, te leshojme sinjale pozitive si dy shtete fqinje, per vizione te perbashketa per rajonin, pasi problemi nga tangon si neve, ashtu edhe Greqine. Pra, konstetin me emrin ta zgjidhin me ide me te fresketa dhe me nje bashkepunim me te mire per arritjen e nje zgjidhjeje te pranueshme", tha kandidati per president shteti, Gjorgji Ivanov.
Nderkohe qe eksperti per politike te jashtme dhe ish-ambasador, Mahi Nesimi, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth ceshtjes se emrit, thote se nuk pret ndonje zgjidhje konkrete edhe pas perfundimit te zgjedhjeve, pasi problemi, sipas tij, kerkon kompromise te medha, te cilat Qeveria duhet ta kuptoje se eshte e detyruar t'i pranoje. "Qeveria e Maqedonise eshte e detyruar qe me urgjence, me nje azhuritet me te madh t'i qaset ketij problemi dhe te vije deri te kompromisi. Edhe nese fiton ne zgjedhje kandidati i VMRO-DPMNE-se, atehere per vete Qeverine dhe kete parti do te jete edhe nje obligim me i madh, pasi ne kete rast nuk do te kete me mundesi qe dikujt tjeter t'ia pershkruaje mosaktivitetin apo mossuksesin e zgjidhjes se problemit me emrit. Kjo me nuk mund te zhargitet meqe edhe Evropa eshte lodhur me ceshtjen e Maqedonise", tha Mahi Nesimi.
Vec partive politike, dallime per ceshtjen e emrit apo rreth nevojes per arritjen e kompromisit, verehen edhe ne mesin e vete qytetareve. Shqiptaret dhe maqedonasit kane qendrime diametralisht te kunderta.
Nje ankete e zhvilluar nga Brima Gallup ben te ditur se mbi 90 per qind e shqiptareve kerkojne arritjen e kompromisit, sikur kjo te kushtezohet edhe me nderrimin e emrit. Por, per te njejten ceshtje pajtohen vetem tre per qind e maqedonasve. Mbi 95 per qind e tyre kundershtojne nderrimin e emrit. "Kjo ceshtje eshte shume e ndjeshme qe ne nje periudhe parazgjedhore te analizohet", thote kandidati per president, Gjorgji Ivanov, i pyetur te komentoje keto rezultate te anketes. Sipas tij, kjo ceshtje me se miri do te ishte te analizohet pas zgjedhjeve. Nderkohe, duke komentuar keto pozicione te shqiptareve dhe maqedonasve, eksperti per politike te jashtme, Mahi Nesimi, thekson: "Percaktimi i qytetareve shqiptare eshte me racional, eshte me afer asaj qe eshte preokupim dhe strategjise se zhvillimit te metutjeshem te Maqedonise dhe integrimit te saj ne strukturat euro-atlantike. Kurse, sa i perket maqedonasve, une lirisht mund te them se ato jane fare te painformuar se cka mund te ndodhe - nuk do te vije fare te kompromisi", tha Mahi Nesimi. REL