Tirana injoron akuzat, mjaftohet me vendin e pare
Tirana synon ta fitoje medoemos ndeshjen e radhes, per te mos leshuar kreun e klasifikimit. Sot ne kryeqytet do te jene mysafire elbasanasit, qe drejtohen nga trajneri Faruk Sejdini, ne ndeshjen kryesore te javes se 21-te. Ne "Loro Borici" te Shkodres, Vllaznia do te prese Lushnjen. Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Agim Canaj, jane ndaluar nje jave me pare ne "Ruzhdi Bizhuta" ne nje barazim 0-0, cka u kushtoi kreun e klasifikimit. Por nje fitore e mundshme e Tiranes mund te paragjykohet nga rivali i saj, Vllaznia, per shkak se eshte lakuar paksa nga presidenti, Valter Fushaj, fill pas perfundimit te ndeshjes ne Elbasan. Njeshi i klubit shkodran, Fushaj theksoi se perpjekjet e shumta te Elbasanit kishin si qellim per te ndihmuar Tiranen, e cila fitoi nga ana e saj ne Kavaje, duke u ngjitur ne krye te klasifikimit. Tirana pas marrjes se kryesimit synon te ruaje kete epersi, pavaresisht akuzave. Trajneri i Tiranes, Agustin Kola ne prag te ndeshjes se sotme thekson se, fitorja do te jete alternativa e vetme dhe se i druhet disi presionit. "Tirana ka nje grup te mrekullueshem me futbolliste," - thekson Agustin Kola. "Ekipi eshte i forte dhe ne gjendje te fitoje ndaj cdo kundershtari. Sigurisht, tani qe jemi ne krye te klasifikimit, e dime se duhet te bejme shume me teper." Agustin Kola do te kerkoje nga lojtaret qe te seleksionojne fitoren e radhes, pasi edhe barazimi nuk do te sherbeje per te ruajtur vendin e pare. 23 here kampionet e Shqiperise, do te jene pa mungesa ndaj nje Elbasani, qe ne gjirin e vet permban lojtare me eksperience. Nje dite me vone ne Vlore do te luaje Dinamo, qe synon te perfitoje nga perplasjet mes Vllaznise dhe Tiranes, per t'iu afruar kreut te klasifikimit. Blute kryeqytetas do te vihen perballe vendasve te Flamurtarit. Vlonjatet jane zhytur ne nje krize dhe rrezikojne te futen ne zonen e ftohte. Shkelqim Muca kerkon fitoren e dyte radhazi, per te ngritur ekipin drejt objektivit, qe eshte titulli kampion.
A. Muraci
A. Muraci