Masa: Jam kthyer ne forme, makina e re garanton sukses
Felipe Massa ka hedhur poshte dyshimet se nuk gezon zotesite e duhura, per te garantuar nje sukses te mundshem te Ferrarit ne Formula 1. "Jam 100 per qind gati qe te rikthehem ne gare". Piloti i Ferrarit udhehoqi garen ne provat e pare te ketij sezoni, qe u zhvilluan ne Valencia, duke lene pas Pedro de la Rosen dhe Majkell Shumakerin. Kesisoj, Masa eshte rikthyer bindshem ne Formula 1, pas nje periudhe prej gjashte muajsh. Piloti brazilian pesoi nje aksident ne Hungari dhe nuk garoi deri ne fund te sezonit, ndersa makina e tij Ferrari perfundoi nje sezon per t'u harruar. Megjithate, 28-vjecari deklaroi se makina e ketij sezoni bind se tepermi per sukses. "Jam i lumtur me rikthimin pas nje kohe te gjate mungese, teksa kam ndjekur ne televizion garat e Formula 1. Kam pare pas provave, se jemi ne rrugen e duhur", - theksoi Masa. "Ndihem shume mire nga ana fizike. Kam zhvilluar 100 xhiro, por mund te ecja edhe me shpejt se kaq. Pas nje periudhe te veshtire kam ndjere jo pak kenaqesi ne momentin e rikthimit dhe deshira ime eshte qe te vazhdoj me kete ritem edhe gjate garave," - u shpreh i entuziazmuar pas provave te para, Filipe Masa. I pyetur nese e ndjen ndopak friken, pas aksidentit te pesuar ne Hungari, piloti brazilian eshte pergjigjur: - "Nuk kam frike fare. Hungaria nuk me vjen kurre ne mendje." Filipa Masa flet edhe pas provave qe jane zhvilluar gjate ketyre diteve. - "Provat e dites se pare kane rezultuar pozitive. Makina duket konkurruese. E kam me e lehte qe te garoj me kete lloj makine, nese bejme nje krahasim me makinen e sezonit te kaluar", - shprehet Filipe Masa. Megjithate piloti brazilian deklaron se nuk mund te provohet suksesi, pas provave te para qe jane zhvilluar ne Valencia. - "Kjo nuk eshte e mjaftueshme. Ka ende edhe shume pune per te bere, derisa makina te jape provat e saj, gjate gares, dhe kjo mendoj se do te jete me e rendesishme." Nje ish-pilot i Ferrarit, tashme i rikthyer dhe qe garon me nje skuderi tjeter, Majkell Shumaker, pritet te shtoje interesin e tifozeve te shumte, gjate edicionit te ri. - "Eshte gje e bukur, eshte kenaqesi te shohesh Shumakerin ne piste. Kemi kaluar momente te bukura. Edhe por sportin eshte dicka e mire qe ai rikthehet. Shumaker ka rritur interesin ndaj Formula 1 dhe e di se per mua do te jete me e veshtire qe te arrij objektivin, duke ditur se ai po garon me nje makine gjithashtu te mire. Por do te kem disi te veshtire gjithashtu qe te shoh ate me nje makine ngjyre argjendi, pasi jam mesuar ta shoh gjithmone me Ferrarin," - perfundon Filipe Masa.