Masa e sigurisë “detyrim për paraqitje”/ Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Berishës për shqyrtim të masës

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Berisha kishte kërkuar shfuqizimin e kësaj mase, ndërsa Kushtetuesja ka vendosur që çështja të rikthehet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk nënkupton shfuqizimin automatik të masës së sigurisë, por rikthimin e çështjes për gjykim në instancën më të lartë të gjyqësorit.