E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet reforma territoriale, 85 vota pro në votimin përfundimtar. Rama shantazhon Braçen. Dyshime për manipulim elektronik

Kuvendi ka miratuar reformën e re territoriale me 85 vota pro në votimin përfundimtar, ndërsa në parim projektligji mori 84 vota.

Drafti i propozuar nga Partia Socialiste u shoqërua me debate dhe kundërshtime gjatë diskutimeve në Kuvend, përfshirë edhe kritika nga deputetë të mazhorancës lidhur me mënyrën e hartimit të hartës së re territoriale.

Deputetja socialiste Elisa Spiropali paralajmëroi votën kundër, duke argumentuar se drafti nuk përbën një reformë të mirëfilltë dhe se vëmendja duhet të përqendrohet te decentralizimi dhe autonomia vendore.

Edhe deputeti socialist Erion Braçe kritikoi procesin, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe ndikimin e interesave politike në përcaktimin e hartës së re. Braçe u kontaktua nga Rama para votimit dhe u kërcënua prej tij me përjashtim nga grupi i PS nëse do votonte kundër.

PD kërkoi votim nominal, propozim që u hodh në votim. Kreu i Kuvendit Peleshi nuk numëroi votat dhe dukshëm dukej nga transmetimi se shumë socialistë votuan pro.

Më pas votimi u bë me elektronikë dhe votimi në parim mori 84 vota ndërsa votimi nen për nen mori 85 vota.

Megjithatë, projektligji siguroi votat e nevojshme në Kuvend për miratimin e reformës territoriale.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›