E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama flet pas votimit të reformës territoriale: Mos bëni hesape pa hanxhinë me PS-në. Rama e bëri me Vaun e Dejës

Rama flet pas votimit të reformës territoriale: Mos bëni hesape pa hanxhinë me PS-në. Rama e bëri me Vaun e Dejës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të reformës territoriale në Kuvend, duke e cilësuar atë një tjetër shtysë modernizuese për Shqipërinë dhe duke përcjellë një mesazh për kundërshtarët politikë.

Në një postim në platformën X, Rama shkruan se, pavarësisht debateve të brendshme, spekulimeve dhe zhvillimeve që shoqëruan procesin, votimi i mbrëmshëm i dha vendit një tjetër impuls modernizues.

Kryeministri nuk ka kursyer as një mesazh politik për ata që, sipas tij, kanë nënvlerësuar Partinë Socialiste, duke theksuar se rezultati i votimit tregoi edhe një herë se nuk duhen bërë llogari pa marrë parasysh forcën e PS-së.

Rama u detyrua të merrte në pyetje secilin deputet deputet të PS për tu siguruar për votimin e reformës. Ndërsa për deputetët e partisë së Tom Doshit e bëri pazarin me bashkinë e Vaut të Dejës që drejtohet nga kjo parti të cilën duhej ta shkrinte sipas standartit që u përdor për bashki të tjera.

Sponsorizuar

“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese.

Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë ‘hesape pa hanxhinë’ me Partinë Socialiste”, shkruan Rama.

Reagimi vjen pas miratimit të reformës territoriale në Kuvend, e cila u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe me kritika nga deputetë socialistë për mënyrën e hartimit të hartës së re administrative. a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›