Masa kunder krizes financiare

Vendimi kushtezon bankat tregtare qe mos te investojne me shume se 10 per qind te kapitalit te tyre ne bankat meme ne Evrope, ku deri tani kjo shifer ka qene 25 per qind.
Ne total nje banke tregtare mund te nxjerre jashte shtetit ne formen e investimeve deri ne 30 per qind te kapitalit, por me kusht qe keto para duhet te investohen ne disa banka te ndryshme dhe jo vetem ne nje sic ka qene deri me tani.
Ekspertet e Bankes se Shqiperise thone se kjo behet me qellim per te nxitur bankat private qe te mos i perqendrojne investimet e tyre ne nje banke te vetme, cka mund te rezultonte me pasoja nese kjo banke do te prekej nga nje krize e mundshme.
Po keshtu ata thone se ky vendim synon te ruaaje gjendjen aktuale te sistemit financiar shqiptar, i cili vijon te mbetet mjaft likuid.
Edhe pse sistemi bankar shqiptar deri tani nuk eshte prekur nga kriza globale, autoritetet e Bankes se Shqiperise kane nxituar te marrin masa per te rritur shkallen e imunitetit te bankave te nivelit te dyte