Butrint, gjendet nje tjeter kufome

Polumbaret gjejne nje tjeter trup te pajete ne ujerat e liqenit te Butrintit.
Kufoma ende nuk eshte identifikuar po dyshohet se i perket te riut 17-vjecar nga Lushnja, Ndricim Myftari, i cili rezulton i zhdukur prej se dieles.
Pak me pare u gjet edhe nje tjeter trup i pajete, identiteti i te cilit ende nuk dihet.
Po ashtu jane te paqarta edhe rrethanat e vdekjes se tij, pasi nuk dihet nese ka qene edhe ai pjese e klandestineve qe gjendeshin ne varken e permbysur.
Te dielen ne darke ne liqenin e Butrintit u shenua tragjedia e radhes me klandestine, ku nje varke u permbys duke shkaktuar vdekjen e konfirmuar tashme te nje gruaje te re 22 vjec dhe femijes se saj 3 muajshe.
22 klandestine te tjere dolen ne breg, ndersa nje 17 vjecar rezultoi i zhdukur.
(Se shpejti me gjeresisht)