E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ngushëllon familjarët e viktimave

Presidenti i Republikës, u ka dërguar një telegram ngushëllimi familjarëve të viktimave që humbën jetën në mënyrë tragjike në liqenin e Butrintit mbrëmjen e së dielës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Topi u shpreh familjarëve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e papritur të të dashurve të tyre.

“Më lejoni që të jem pranë jush në këto momente dhimbjeje të thellë për familjet tuaja”, shkruan Presidenti i Republikës.

“Uroj që të gjeni forcën e duhur për ta përballuar këtë tragjedi që na preku të gjithëve”, thekson Kreu i Shtetit në mesazhin e tij të ngushëllimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›