E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Butrintit, gjendet trupi i 17-vjecarit

Gjendet i mbytur ne ujerat e liqenit te Butrintit 17-vjecari nga Lushnja, Ndricim Myftari, i cili rezultonte i zhdukur prej dy ditesh.

Pas oresh te tera kerkimi, trupi i pajete i te riut u gjet nga polumbaret ne nje thellesi prej 17 metrash, atje ku te dielen ne mbremje ai bashke me klandestine te tjere tentoi te kalonte ilegalisht kufirin per ne Greqi.

Varka ne te cilin Myftari kishte hipur u permbys duke shkaktuar vdekjen e tij, te nje 22-vjecare, femijes se saj 3 muajshe dhe traumave te renda te klandestineve te tjere.

Trupi i 17-vjecari u dergua ne morgun e spitalit te qytetit te Sarandes.

Policia gjate dites se djeshme nisi kerkimet edhe ne kodrat perreth, ndersa ne ajer qendronte nje fije shprese se mos i riu ishte i gjalle.

Kushtet e keqija ekonomike i detyrojne shqiptaret te kerkojne pune ne vendet fqinje dhe zgjedhin per te shkuar atje rruget me te veshtira, duke mos kursyer as jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›