E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa ndaj 137 mjekëve të familjes

Në Berat janë kontrolluar 9 subjekte farmaceutike ndaj të cilave janë vendosur masa administrative me gjobe në vlerën 21 000 lekë, kusht penal në vlerën 100 000 lekë si dhe dëm ekonomik në vlerën 642 953 lekë.

Ndërsa në Durrës janë kontrolluar 10 subjekte farmaceutike ndaj të cilave janë vendosur masa administrative me gjobe në vlerën 44 000 lekë, kusht penal në vlerën 120 000 lekë si dhe dëm ekonomik në vlerën 668 383 lekë. Në Qarkun e Lezhës janë kontrolluar 8 subjekte farmaceutike ndaj të cilave janë vendosur masa administrative me gjobe në vlerën 15 000 lekë, kusht penal në vlerën 90 000 lekë si dhe dëm ekonomik në vlerën 410 243 lekë.

“Me këto drejtori kanë kontratë 146 subjekte farmaceutike nga të cilat janë penalizuar 52 subjekte farmaceutike. Ndaj 52 subjekteve  janë vendosur masa administrative me gjobe për 15  subjekte në vlerën 80 000 lekë, kusht penal për 25 subjekte në vlerën 310 000 lekë si dhe dëm ekonomik për 27 subjekte në vlerën 1 721 579 lekë”, theksoi drejtorisë së kontrollit Farmaceutik dhe Parësorit ne ISKSH, Pjerin Kodraçaj.

Disa nga problemet kryesore që janë konstatuar janë shkelje fizike, parregullsi në kartelat klinike, si shumë mjekë argumentojnë siç duhet rastet e reja dhe ato me ndryshim terapie.

Gjithashtu, në këto Drejtori Rajonale kanë kontratë 456 mjek familje dhe mjekë specialistë nga të cilët janë penalizuar 137. Nga 137 mjekë janë vendosur masa administrative me gjobë për 33 mjekeve me  vlerën 76 000 lekë, kusht penal për 20 mjekë me vlerën 88 000 lekë si dhe dëm ekonomik për 70 mjeke me vlerën 324 467 lekë. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-26 17:29
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›