E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, i bie ekskavatori, vdes 35-vjeçari

Viktima është shtetasi Arben Tokalaci , 35-vjeç, i cili po punonte për hapjen e një sheshi pranë liqenit të fshatit Lalar.

Policia lokale sqaroi se viktima pas ka gërmuar dhe ngarkuar me dhe kamionin e parë ka humbur kontrollin e mjetit, i cili u përmbys, duke e zënë poshtë kabinën e drejtimit.

Paçka se 35-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital nga punëtorët, ai ndërroi jetë rrugës. Hetimet vijojnë për të sqaruar ngjarjen. /S.Ll/Start

                                                                                             2011-05-26 17:05
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›