E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushaj: “Kërkojmë më shumë respekt për investimet tona”

"Për të bërë të ditur edhe opinionit po ju tregoj edhe 21-22 firmat e klubeve, të cilat janë shtatë ekipet e Superligës, që janë edhe prezente këtu për bojkotimin e kampionatit. Unë besoj se dhe të tjerë do të na afrohen në ditët në vazhdim dhe të jeni të bindur de kjo nismë e jona i shërben vetëm futbollit. Do të depozitohen firmat në FSHF? Edhe herën e parë i depozituam brenda rregullave në federatën e futbollit. Jemi të gatshëm të bashkëbisedojmë për zgjidhjen e problemit në c'do orë dhe në c'do vend. A janë dakord fansat e Vllaznisë me bojkotimin? Për sa i përket atyre, mendoj se duhet të jetë presidenti i federatës më i përgjegjshëm, pasi institucioni që varem direkt është federata. Jemi penalizuar nga federata, pasi ajo duhet të jetë gjithmonë përgjegjëse për klubet, ashtu si ne për fansat. Duhet të kishte pasur më shumë respekt për një klub 90-vjecar si Vllaznia, ashtu si dhe për klubet e tjera, por edhe më shumë respekt për investimet tona të stërmundishme", - deklaroi presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›