E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtesi per turistet. Hapet nenkalimi i Golemit

Brenda pak ditesh nenkalimi i Golemit do te hapet per te lejuar kalimin e mjeteve qe levizin nga fshati Golem ne drejtim te zones turistike. Perfaqesues të firmes zbatuese te punimeve ne lotin e katert te baipasit Plepa- Kavaje- Rrogozhinë kanë bërë të ditur se për tre katër ditë do të devijohet trafiku në mënyrë që të hapet nënkalimi duke kthyer lëvizjen në derjtimin e duhur. Aksi Mali i Robit - Golem me gjatesi 2.3 km eshte aksi me volumin me te madh te punimeve per shkak te nenkalimit te Golemit.

“Jemi përqëndruar momentalisht tek pjesa e nënkalimit të Golemit e cila për arsye të sezonit turistik duhet të përfundojë sa më shpejt, ndoshta për 2-3 ditë bëjmë devijimin e trafikut dhe gjithë përfundimin e pjesës tek zona e Golemit” thotë Ermal Kondo, inxhinieri i firmes zbatuese të Punimeve.

Punimet kane nje afat prej 8 muajsh, por firma parashikon se ato do te perfundojne me pare. Ne kete kontekst eshte edhe rruga paralele ne kete zone,e cila do te jete teresisht ne varesi te zones turistike duke u lidhur me nenkalimin per te pershkuar Golemin fshat dhe Plazhin. Dy korsite e tjera vajtje-ardhje ne drejtim te Kavajes dhe ne drejtim te Durresit do te jene te shkeputura nga rruga paralele ne menyre qe qarkullimi ne keto kahe te mos pengohet nga mjetete qe kane si destinacion plazhin e Golemit apo qendren e banuar te tij.

Aleks Kalemasi        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›