E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa radikale Trishe Te ndryshoje baza e unionit

Zgjidhja e krizës greke dhe ajo e eurozonës në përgjithësi kërkon masa më radikale, deri në ndryshimin e bazave themeluese të bashkimit Europian. Kreu i Bankës Qendrore Europian, Zhan Klod Trishe thotë se traktetet e BE-së duhet të ndryshohen në mënyrë që të parandalohet silido shtet anëtar të destabilizojë pjesën tjetër të bllokut, ndërsa qeverisja e eurozonës duhet të fuqizohet.

"Mendoj se pjesa tjetër e botës i ka sytë tek Europa, sikundër gjatë krizës që nisi me vëllezërit Lehman në Shtetet e Bashkuara, ne ishim të fokusuar në zhvillimet atje. Në atë kohë ne pamë se nuk bëhej fjalë për një krizë të vecuar, por globale, çdokush nga ne u prek prej saj. Kështu në të njëjtën mënyrë, tani është krijuar një lloj fronti i parë, që është në Europë. Mendoj se është e rëndësishme të japim zgjidhje ne tre çështje kryesore: mbrojtja e markave kombëtare, e bankave dhe e gjithë sektorit financiar. Kështu, mund të sigurohemi që ai të financojë ekonominë dhe të japë zgjidhje sidomos për problemin e vështirë grek”- tha Trishe.

Duke folur gjatë një interviste për Radio1 në Francë, Trishe ka nënvizuar se aktualisht të gjithë ekonomitë e zhvilluara janë prekur nga kriza. Por, problemi që qëndron në thelb të saj, sipas Trishe është se disa vende nuk i kanë respektuar rregullat.

Samiti i 23 tetorit i liderëve të BE-së pritet të japë një zgjidhje për krizën dy vjecare e cila është shpërndarë mjaft nga pika e Nisjes, Greqia. Gjermania dhe Franca kanë premtuar të parashtrojnë një plan për të frenuar përhapjen e krizës, për të mbrojtur bankat europiane dhe ekonominë botërore në përgjithësi.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›