Formula 1 Vettel fiton ne Korene e Jugut

Sebastian Vettel nuk di të ndalet. Kampioni i sapo shpallur ka vendosur firmën edhe në Cmimin e Madh të Koresë së Jugut në Formula 1, duke regjistruar triumfin e dhjetë në sezonin e tij të shkëqlyer. Në cirkuitinn Yeongam, 24-vjeçari gjerman ka lënë pas Lewis Hamilton dhe Mark Webber, rezultat ky që i ka siguruar skuderisë Red Bull suksesin e dyfishtë, pas titullit kampion me Vettel edhe titullin për konstruktorë në këtë Botëror të Formula 1.
Pole-position i munguar gjatë provave të ditës së shtunë ishte vetëm një shjpërqëndrim i vogël për gjermanin, që në garën për Cmimin e Madh ka marrë kryesimin që në xhiron e parë pas një starti me të vërtetë prej kampioni. E kotë ndjekja dhe përpjekjet e Lewis Hamilton, pasi Vettel do të ruante vendin e parë deri në valëvitjen e flamurit bardhezi që sinjalizoi fundin e garës.
Edhe një herë i pafuqishëm Ferrari, që duhet të kënaqet me vendin e pestë të fernando Alonsos. Spanjolli megjithëse në një duel të gjatë me Mclaren e Janson Button, nuk arriti të kalonte anglezin, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Felipe Massa.
Ndërkohë, Cmimi i Madh i Koresë së Jugut ka konfirmuar supermacinë e skuderisë Red Bull, që me vendin e tretë të australianit Mark Webber feston edhe titullin kampion për konstruktorë, kur kanë mbetur edhe tre gara deri në fund të këtij botërori të Formula 1.
Nertan Prifti