E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City kryeson. Mancini Duhet te ruajme ecurine

Manchester City ka marrë kryesimin e kampionatit anglez, një arritje të nuk mund të mos e kënaqë trajnerin Roberto Mancini, i cili sheh skuadrën e tij të dominojë në tetë javët e para të Premier Ligës. Fitorja 4-1 kundër Aston Villa, me golat e Mario Balotelli, Adam Johnson, Vincent Kompany dhe James Milner, e kanë ngjitur City në kuotën e 22 pikëve, dy më shumë se rivalët e përjetshëm të Manchester United.

“Sigurisht që jam i lumtur. Skuadra ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë dhe ja ku jemi. Vendi i parë është i vështirë për t’u ruajtur dhe tani duhet të ruajmë këtë ecuri. Kampionati është i gjatë dhe nuk duhet të pushtohemi nga euphoria”, ka bërë të ditur Mancini, i cili ka marrë një sinjal pozitiv nga futbollistët e tij përpara ndeshjes së rëndësishme në mesjavë kundër Villareal në Ligën e Kampioneve.

Një elozh tjetër i teknikut italian shkon për Mario Balotelli. Shpesh herë në shënjestër të kritikave si pasojë e karakterit të tij të vështirë, sulmuesi duket se ka gjetur formën më të mirë dhe po shënon rregullisht për City.

“Kur lojtarët vijnë nga ndeshjet me kombëtaret e tyre është e vështirë të gjejnë mënjëherë formën, por Mario bëri një paraqitje të shkëlqyer. Tani duhet të vazhdojë kështu dhe unë jam i bindur se do të jetë shumë I rëndësishëm për skuadrën”, ka thënë Mancini, i cili falë ecurisë së Manchester City ka forcuar pozitën e tij në pankinën e skuadrës angleze.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›