E Diel, 1 Nëntor 2026

Të hënën protesta para kryeministrisë, PD cakton orarin

Partia Demokratike do të organizojë të hënën protestë para kryeministrisë.

Sipas selisë blu, protesta nis në ora 18:00.

“Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.

Protestë,

E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00 tek Kryeministria”, thuhet në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Gjatë konferencës së sotme për mediat, kreu i PD Sali Berisha theksoi se fillimi i mobilizimit është tashmë nisur me protestën para Kryeministrisë dhe se më pas do të punohet për organizimin e një proteste të përgjithshme, ku të gjitha detajet e skenarit do të vendosen me kujdes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›