Merkel apel Obamës: Duhet një diplomaci e re
Berlin - Pak para se presidenti Barak Obama të ulet në fronin e Shtëpisë së Bardhë, Kancelarja gjermane Angela Merkel, I ka kërkuar atij të ndikojë për një frymë të re në bashkëpunimin ndërkombëtar. "Unë besoj se për Amerikën është vërtet një moment i madh dhe po ashtu një ngjarje politiko-shoqërore. Një njeri me ngjyrë tani bëhet president, i cili vjen me biografinë e vet, ndryshe nga të tjerët. Unë shoh tek ai shumë shanse. Për këtë arsye, unë shpresoj që bashkëpunimi ynë të karakterizohet nga mirëkuptimi i dyanshëm. Ne duhet t´i marrim vendime të arsyeshme në marrëveshje me njëri-tjetrin, sepse një vend nuk mund t'i zgjidhë i vetëm problemet e botës. Në këtë frymë do të doja të komunikoja unë."