E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker iranianesh ne Irak

Masakra është e qartë por jo mënyra se si është vepruar. Të paktën 50 iranianë janë vrarë gjatë nëj sulmi të forcave speciale irakiene në kampin e refugjatëve në Ashraf, Irak. Vrasjet janë denoncuar nga organizata e muxhaedinëve të popullit, një grup i njohur që organizon disidencën kundër regjimit të Teheranit. Sipas deklaratës së organizatës, rezidentët e kampit të refugjatëve janë vrarë me duart e lidhura prapa. Autoritetet irakiane nuk e kanë mohuar sulmin por deklarojn se vrasja e civilëve ishte si pasojë e një shkëmbimi zjarri. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›