E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet me festime ne Afriken e Jugut kthimi i Nelson Mandeles

Familjarë, por dhe shumë mbështetës së tij kanë festuar në rrugë, kur Nelson Mandela është rikthyer në banesën e tij. Fituesi i Cmimit Nobel për paqe ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në Johanesburg, pas tre muajsh qëndrimi në Pretoria si pasojë e një infeksioni në mushkëri.
Gjendja shëndetësore e Mandelës i cili pak kohe me pare festoi 95 vjetorin e lindjes, është ende kritike por e qëndrueshme. Nderimet për presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Afrikën e Jugut janë të shumta. Por nga ana tjetër te gjithe luten qe ai te shpetoje, pasi gjendja e tij shendetesore sipas mjekeve eshte ende e rende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›