Vritet femija nje vjecar ne New York nga nje plumb qorr

Një fëmijë një vjecar ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në rrugët e Nju Jorkut. Vogëlushi është goditur nga një plumb qorr teksa qëndronte në karrocën e tij së bashku me prindërit, të cilët jetojnë në zonën ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit. Nëj dëshmiatre okulare tregoi se kishte dëgjuar tre të shtëna dhe më pas kishte parë dy burra që largoheshin me vrap. Policia amerikane ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të gjithë dëshmitarët e ngjarjes tragjike.