Masakër mjedisore në malin e Taraboshit, dhjetëra hektarë me pyje janë duke u prerë në mënyrë të paligjshme

Prerja e paligjshme e drurëve vazhdon. Ndonëse është rreptësisht e ndaluar prerja e pemevë sidomos në zonat e mbrojtura, ky akt i shëmtuar bëhet pa frikën e askujt edhe ditën për diell.
Festim Broja, specialist pranë administratës së zonave të mbrojtura thotë se kjo ka ardhur më shumë për shkaqe natyrore, pasi po rrëzohen pishat e djegura nga zjarri gjatë dy viteve të fundit, ndërsa është bërë procesverbal për 29 drurë të prerë të llojit pishë dhe se po ndiqet nga organet ligjzbatuese.
Broja shton se janë prerë vetëm drurët e rrëzuar dhe se brenda 15 marsit do të pyllëzohet zona e dëmtuar.
Mali i Taraboshit, më i larti në Shkodrën veriore, është pak i veshur me bimësi dhe është shpallur “Zonë e mbrojtur”. Por kjo nuk është hera e parë që një masakër mjedisore bëhet në këtë zonë, fenomen ky i denoncuar disa herë nga banorë.
/rtsh/