“Fermerët po ikin jashtë”, presidenti Meta: Të gjithë bashkë për të mbështetur bujqësinë!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajemt që vijnë nga sektori i bujqësisë, sipas të cilave fermerët po braktisin punën e tyre këtu dhe po ikin emigrantë jashtë vendit.
“Shkatërrimi i investimeve kurajoze në bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes” shkruan zoti Meta në rrjetin social Facebook.
“Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta” shprehet ai.
Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!
“Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.
Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!” shprehet kreu i shtetit.