E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër mjedisore tek Liqeni, kallëzohet shkolla “Wilson”

Policia Bashkiake konstatoi pemët e prera dhe prova të tjera materiale në zonën ku është kryer dëmi ndaj pasurisë së qytetarëve të Tiranës.

Nënkryetari i Bashkisë, z.Panariti, duke folur në territorin ku është evidentuar dëmtimi i Parkut të Liqenit, u shpreh i tronditur për masakrën mjedisore të shkaktuar.

“Bëhet akoma më dramatike dhe problematike kjo situatë, kur në qendër të ngjarjes ndodhet i përfshirë një institucion arsimor, i cili duhet të bëjë të kundërtën. Ai duhet të promovojë dashurinë e studentëve dhe nxënësve për mjedisin, për ruajtjen e tij dhe për fat të keq jep shembullin e kundërt. Më lejoni njëkohësisht t’ju bëj të ditur edhe vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës, për të marrë masa të rrepta, për të bërë kallëzim penal ndaj aktorëve që janë përgjegjës për këtë masakër mjedisore. Njëkohësisht, në bashkëpunim me organet e  pushtetit qendror, ne do të marrim të gjithë masat e tjera, deri në revokim të licencës për ushtrimin e aktivitetit”, tha Panariti.

Ai shtoi se duke filluar nga e premtja, Bashkia e Tiranës do të organizohet për të bërë një inventarizim të detajuar të çdo peme dekorative në Parkun e  Liqenit Artificial, duke shtuar se pas tre ditësh do të shoqërohet edhe me kalimin e statusit të Parkut Natyror Rajonal për Liqenin që do të jetë garancia dhe mbrojtja ligjore që do i jepet këtij fondi të vyer të kryeqytetit. Së shpejti, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të miratojë propozimin e Bashkisë që zonës së Liqenit ti jepet statusi i Parkut Natyror Rajonal, çka do të sigurojë një mbrojtje më të fortë ligjore. /Start/

                                                                                             2011-11-24 16:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›