Buxheti për Ministrinë e Drejtësisë i katërfishuar

Kreu i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha në Kuvend, se viti 2012 do të jetë viti me buxhetin më të madh në ministrinë e Drejtësisë, duke përbërë vitin e reformave të thella.
Ai bëri me dije se dixhitalizimi do të jetë kryefjala e të gjitha reformave në Ministrinë e Drejtësisë, së pari në zhvillimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore dhe përfundimin e dixhitalizimit të të gjithë gjykatave, dixhitalizimin e shërbimit të noterisë, që do ta modernizojë këtë shërbim, duke ulur koston financiare për veprimet juridike për pasuritë e paluajtshme dhe projektin për mbikëqyrjen elektronike që do të modernizoje sistemin e burgjeve, me impakt në rritjen e mëtejshme të sigurisë publike.
"Ky buxhet është më i madhi për investimet që ka patur gjatë këtyre viteve, pasi ai do të sjellë reformën e jashtëzakonshme të dixhitalizimit të sisetmit të burgjeve, noterisë, përmbarimit, hipotekave, gjykatave", tha ministri Halimi, duke shtuar se kjo është ajo që duan qytetarët, shërbim më të mirë si dhe progres më të mirë për vendin.
Halimi kërkoi nga deputetët që të mbështesin buxhetin e vitit 2012, duke theksuar se është buxheti që do të bëjë ministrinë e Drejtësisë lider në rajon për reformat dixhitale."Duhet ta mbështesim këtë buxhet pasi nuk është buxhet shpenzimesh, por është buxhet investimesh", vijoi. /Start/
2011-11-25 15:03