Matura, shtyhet afati për plotësimin e Formularëve A1 dhe A1Z

Këtë e bëri të ditur drejtori i Arsimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu, i cili theksoi se rregullorja është fleksibël dhe se deri në fund të muajit kur shkollat duhet të dorëzojnë tabelat e të dhënave dhe formularët e nxënësve pranë drejtorive arsimore, gjimnazistët kanë kohë që ta mbyllin këtë procedurë.
Për sa i përket maturantëve që kanë përfunduar gjimnazin jashtë vendit, që t’u njihet diploma dhe të mund të vazhdojnë shkollën e lartë në Shqipëri, mund të nisin procedurat e tyre duke filluar nga data 1 prill.
Afati vendosur paraprakisht ishte dita e djeshme, ku Ministria e Arsimit kishte vendosur afatin paraprak për plotësimin e formularëve, çka do t’u mundësonte maturantëve të vazhdonin më tej procedurat për shkuar në shkollën e lartë. /Start/
2012-03-11 13:54