24 afganë të pafat kapen në Gjirokastër

Bëhet fjalë për 24 afganë të pafat, të cilët i rikthye në drejtim të Greqisë nga kishin ardhur.
Ata kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri gjatë ditës së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, teksa një autobus i linjës Sarandë-Elbasan u bllokua. "Afganët, të moshës 20-45 vjeç, u ndaluan në dy aksione të ndryshme, 12 në fshatin Sopik dhe 12 pranë Ujit të Ftohtë, rreth 5 km larg Tepelenës", thekson policia e Gjirokastër.
Të njëjtat burime thanë se gjatë ndalimit të sotëm u bllokua dhe një autobuz i linjë Sarandë-Elbasan, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariatin e Gjirokastrës dhe më pas u la i lirë.
"Nga hetimet paraprake, rezulton se afganët vinin nga Greqia dhe kishin destinacion final Italinë", saktësoi policia, duke shtuar se të gjithë afganët e ndaluar u rikthyen në mesditë në Greqi, sipas konventës ndërkombëtare të riatdhesimit./S.Ll/Start/
2012-03-11 13:53