E Diel, 1 Nëntor 2026

Masaker ne Britani, taksisti i vret kalimtaret. 12 te vdekur

Ka zgjarur vetëm pak orë ndjekja e 52 vjecarit Derrick Bird në kontenë angleze të Cumbria. Shoferi i taksisë për katër orë ka shkaktuar panik ndërmjet popullsisë ndërsa në fund ështrë vetvrë. Trupi i tij i pajetë është zbuluar në një zonë pyjore . Bilanci i viktimave të Derrick Bird, ëshët të paktën 12 të vdekur bën të ditur policia britanike ndërsa janë 25 të plagosurit.

Bird mbolli vdekje e terror në qytetin Whitehaven, Seascale e Egremont. Policia u kishte bërë thirrje banorëve të mos dilnin nga banesat e tyre ndërsa ende mbeten mister cfarë e shtyu 52 vjecarin, ish- shofer taksie, baba i dy fëmijëve,të kryente masakrën.

Policia bën të ditur se personi kishte ekzekutuar viktimën e parë në Whitelake në orën 10:35 të mëngjesit ndërsa ishte duke drejtuar automjetin e tij, një Citroen Picasso. Më pas një tjetër viktimë u shënua në Gossford ndërsa policia konfirmoi se skena e krimit ku po zhvilloheshin hetime ishin të shtrira në të paktën 30 zona të ndryshme në tre qytete.

Bird kishte përdorur dy armë të ndryshme për të ekzekutuar kalimtarë të rastit, një pushkë e një pistoletë. Krime të përmasave të tilla janë mjaft të rralla në Britani. Rasti i fundit daton më 1996 ku një person i morri jetën një mësueseje dhe 16 fëmijve në Dartsmouth.

Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e enjte , 03 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›