E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superheronjtë në muzeun e dyllit

Tek “Madam Tusads” zbresin superheronjte. Hulku i tmerrshëm, njeriu ujk, njëriu merimangë, njeriu i hekurt “Iron Man” e të tjera ikona të kinematografisë ekspozohen në muzeun e famshëm të Londrës, tashmë në departamentin e tyre brenda muzeut të dyllit.

Punonjësit premtojnë se shpura e superheronjve është gati të presë vizitorët gjatë verës ndërsa bëjnë rregullimet e fundit për koleksionin e ri. Mprehin thonjtë e njeriut, apo ndricojnë aramaturën e Iron Man, ndërsa për herë të parë heronjtë e revistave me vizatime bëhen pjesë e ekspozitës.

Hulku i jashtëzakonshëm është gati dy kate i gjatë. Statuja prej dylli është plot 4 metra e gjysmë i lartë ndërsa në këtë pavion vizitorët që mendohet se do të jenë kryesisht fëmijë do të kenë mundësi dhe të pozojnë si superheronjtë në zona interakktive që u mundësojnë për shembull të varen nga tavani si njëriu merimangë apo dhe të fluturojnë në qiellin e Londrës përmes një instalacioni të vecantë.

Në një film me metrazh të shkurtër tredimensional të krijuar vecanërisht për “Madam Tusads” superheronjtë shfaqen të gjithë së bashku.

Brenda planetariumit të muzeut të dyllit vizitorët e vegjël do të kenë mundësis të përjetojnë dhe ekperiencë kater dimensionale ku përvec pamjeve që duket sikur dalin nga ekrani ndjen edhe lekundjen e karriges, stërkala uji apo rryma ajri në varësi të efekteve të shfaqura në ekran.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›