E Diel, 1 Nëntor 2026

Paguajnë dhe nuk kanë ujë të pijshëm. Kodra e Diellit mbetet thatë

Pavarësisht deklaratave te drejtuesve te Ujëllesit ne Tirane, se uji nebanesat e qytetareve nuk mungon, madje me punimet me te fundit ne impiantin e Bovilles, do te kishte 24 ore uje ne banesat e tyre, qytetaret e periferive ne kryeqytet vuajne mungesen e ujit prej kohesh. Nje nga zonat me problematike , nder vite per mungesen e ujit është komuna e Parisit. Pavarësisht akuzave te qytetareve per drejtuesit e Ujësjellesit , serisht keta banore nuk kane uje ne banesa dhe mungesa nuk zgjat me dite, as me muaj, por edhe me vite.

E vetmja zgjidhje per te plotësuar nevojat e tyre, thone ata, jane autobotet, me uje qe sigurojne privatisht, nderkohe qe detyrimet e ujësjellesit i kane paguar.

Por mungesa e ujit te pijshem ne Tirane nuk eshte prezente vetem ne komunen e Parisit. Pothuajse te njëjtin problem, televizioni Alsat ka pasqyruar edheper zonen e Kinostudios, ku rrjeti i Ujesjellesit nuk eshte shtrire plotësisht dhe qytetaret e sigurojne ujin nepermjet puseve qe kane hapur firmat e ndertimit.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›