E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakër në Korçë, 57-vjeçari vret për xhelozi të dashurën me partnerin dhe veten

Dje pas vrasjes ne fshatin Podgorije te Korçes
(majtas) makina ku ndodhi ngjarja

Korçë/ Autori e kapi në flagrancë, telefonoi policinë para  vetëvrasjes: Vrava të dashurën! Më tradhtoi!

Për xhelozi, 40-vjeçarja kishte lidhje me të dy bashkëfshatarët.

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë fshatin Podgorie, ku një 57- vjeçar ekzekutori me bre-shëri automatike të dashurën bashkë me partnerin që ajo kishte krijuar lidhje së fundmi. Pasi sinjalizoi policinë për krimin e kryer, në kushtet e një tronditjeje të fortë psikologjike, ai vrau edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në një rrugë dytësore, pak metra larg fshatit. “Shtetasi Viktor Rozani ka vrarë me armë zjarri të dashurën e tij, Elsa Çoçka, 40 vjeçe, pasi e ka kapur atë në flagrancë me shtetasin Feridon Bollguri. Ky i fundit ndodhej në taksinë e tij me targë KO 514″, bëri të ditur Policia. Paraprakisht, Policia e Korçës ndërtoi mbrëmë skemën e krimit të rëndë me pasojë vdekjen e tre personave. Dyshohet se në orët e mbrëmjes, Elsa Çoçka ka dalë nga fshati bashkë me të dashurin e saj, 40-vjeçarin Feridon Bollguri.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›