E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër në SHBA, një person ekzekuton shtatë vetë

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje shtatë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, para se edhe ai të vritej nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Kopllej Taunship (Copley Toënship), një qytet i vogël në verilindje të Ohajos, raportojnë mediat lokale.

Shefi i policisë, Majkëll Majër, tha se pesë persona janë gjetur të vrarë në oborrin e një shtëpie, ndërsa dy të tjerët në tjetër lokacion.

Majër tha se motivi i të shtënave nuk dihet ende, ndërsa mediat lokale raportojnë se rasti ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare. /Start/

                                                                                             2011-08-08 10:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›