Me shume se 50 te vrare ne ofensiven e ushtrise siriane

Nuk ekziston asnje zot tjeter pervec Allahut Ketu ne Homs kemi nje te vrare. Data eshte 7 gusht. Arsyeja eshte bombardimi kuturu nga ushtria dhe forcat e sigurise. Kjo eshte ushtria e Bashar Al Assadit. Prit nje here Erdogan deri sa Assadi te beje reformat.
Ky njeri eshte duke folur me telefon nga Homsi. Kritika e tij i drejtohet Recep Tayyip Erdoganit. Kryeministri turk ka derguar diten e marte 9.8. ministrin e tij te Jashtem per ne Siri qe ti thote ndal dhunes presidentit Assad.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Varrim i nje te vrari ne Hama
Por jo vetem ne Homs edhe ne qytete te tjera te vendit ushtria ka vepruar me brutalitet kunder opozites. Sidomos qyteti Deir al-Zur keshtjelle e protestes ne lindje te vendit ka qene objektiv i ushtrise. Kete e njofton Mussab Asawi nje aktivist sirian i te drejtave te njeriut nga Londra i cili mban kontakte me vendin e vet. Ne oren tre e gjysem te mengjesit tregon ai rreth 250 tanke jane futur ne Deir al Zur nga dy drejtime. Ato kane qelluar dy ore rresht. Pastaj forcat e sigurise jane kthyer ne qytet. Ne Deir al-Zur njerezit duhet te qendronin ne shtepi nga frika e snajperisteve apo tankeve.
Keto njoftime nuk mund te konfirmohen. Por ne gjithe vendin ka patur shume te vrare. Edhe rrethimi i qytetit Hama ne te cilin po zhvillohen prej javesh luftime vazhdon pa nderprerje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Opozita siriane proteston
Presidenti Assad pranoi nderkohe qe telefonate nga Ban Ki Moon. Sekretari i Pergjithshem i KB i kerkoi Assadit te heqe menjehere dore nga dhuna kunder civileve por deri tani thirrja e tij nuk ka patur sukses.
Siria ka njoftuar nderkohe zhvillimin ne fund te vitit te zgjedhjeve te reja parlamentare. Baza e tyre eshte nje ligj per partite i cili ndryshoi para disa ditesh. Por per opoziten ky eshte nje mashtrim tjeter. Sepse kushtetuta i garanton partise ne pushtet Baath te mbaje shumicen e parlamentit.
Autor Jens Wiening/ Aida Cama
Redaktoi Bahri Cani