E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakër në SHBA,burri vret gruan dhe 4 fëmijët

Masakër në Ohio të SHBA-së. Policia ka nisur kërkimet për një shtetas, që dyshohet se ka vrarë 5 pjesëtarë të familjes së tij. Vrasësi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten dhe katër femijët, të moshës 3-14 vjeç, pas një grindjeje në Cleveland. Policia është njoftuar nga fqinjët e çiftit, që kishin dëgjuar të shtëna dhe e kishin identifikuar të dyshuarin si Davon Crawford. 33-vjeçari, me precedente penale, është larguar nga shtëpia dhe është i armatosur. Një i afërm i vrasësit tha se kishte folur me të në telefon pak përpara masakrës dhe tregoi se ai ishte i tronditur. Autori i krimit kishte rezultuar pozitiv në një test antidroge dhe i trembej arrestimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›