E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç:Kemi plane për arrestimin e Mlladiçit

President serb, Boris Tadiç tha sot se Serbia po vazhdonte të mblidhte informacione të reja sekrete mbi Ratko Mlladiçin dhe se ishte e vendosur ta arrestonte të paditurin e TPI-së. "Ne marrim informacione të ndryshme çdo ditë lidhur me Ratko Mlladiçin dhe sapo të mbledhim informacion të mjaftueshëm, do ta arrestojmë", citohej Tadiç. "Serbia është absolutisht e vendosur të përballet me të gjitha llojet e krimeve, përfshirë edhe krimet e luftës", tha ai. Tadiç theksoi më parë gjatë ditës, ndërsa hapi konferencën e 6-të të përvitshme ministrore mbi bashkëpunimin për sigurinë e kufijve të Evropës Juglindore, se në luftën e saj kundër krimit të organizuar, Serbia do të angazhojë të gjitha burimet kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›