E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër në Serbi, vrau 13 fqinjët e tij

Sot në orët e hershme të mëngjesit në Ivancin e Madh të Serbisë janë vrarë 13 persona.

Një person ka kryer vrasjen e 13 personave, gjashtë meshkuj dhe gjashtë femra, duke përfshirë edhe një fëmijë të moshës 2 vjeç. 

Mësohet se pas këtij sulmi, sulmuesi ka tentuar të vrasë veten dhe gruan e tij. Megjithatë këta dy të fundit raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Lubisha B. (62 vjeçar) së pari e kishte vrarë djalin e vet e pastaj sulmin e kishte vazhduar te fqinjët.

Njësitet e policisë ende janë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›