Masakër në Siri, vriten 200 persona
Ekzekutimet, para takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Vazhdon masakra në Siri, aktivistët e komitetit të koordinimit lokal kanë publikuar në uebsajtin e tyre të dhënat e masakrës së re nga ana e forcave besnike të regjimit. Bëhet fjalë për 200 të vdekur në fshatin Treimsa, në rajonin e Hamas. Sipas televizionit Al Arabia, numri të vdekurve në fshat është 227. Edhe televizioni shtetëror sirian ka konfirmuar numrin e viktimave duke akuzuar për këtë masakër terroristët, që sipas saj dëshiron të trondisë opinionin publik për të bërë të mundur një ndërhyrje ushtarake në prag të një takimi të ri të Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Nga ana tjetër Damsaku ka denoncuar vdekjen e tre ushtarëve të cilët kishin shkuar në ndihmë të popullatës. Opozita ndaj regjimit të Assad vazhdon të ushtrojë presion mbi këshillin e Sigurisë së OKB-së në mënyrë që të aplikohet një rezolutë urgjente dhe e qartë në mbrojtje të popullsisë siriane.
Ndërkaq Vëllezërit Myslimanë të Damaskut deklarojnë se përgjegjësit e kësaj masakre janë Kofi Annan dhe dy vendet aelate të regjimit Irani dhe Rusia. Këshilli kombëtar i sigurisë në Siri i ka lënë përgjegjësinë Këshillit të sigurisë së OKB-së për mbrojtjen e sirianëve duke e cilësuar vrasjen e poipullsisë civile si genocidin më të keq të kryer nga regjimi. Sips filmimive të para amatore të publikuara në Youtube, ushtarët e regjimti kanë vrarë familje të tëra brenda shtëpive të tyre. Mes viktimave ka dhe shumë gra dhe fëmijë. Ndërkohë brenda 20 korrikut Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të vendosë nëse do të zgjasë misionin e 300 vëzhguesve që ndodhen atje që nga muaji prill. Rusia një nga anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurisë, dhe me të drejtën e vetos, ka bërë të qartë se do të kundërshtojë çdo rezolutë me karakter ushtarak. Moska dhe Londra kanë qarkulluar dy projekte rezolutash mbi të ardhmen e vëzhguesve që janë krejt të kundërta nga njëra-tjetra. Teksti britanik që gëzon mbështetjen e vendeve perëndimore parashikon sanksione jo ushatrake kundrejt regjimit të Assad, nëse dhuna në vend nuk ndërpritet. Por gjithësesi nuk e përjashton ndërhyrjen ushtarake nëse vihet në rrezik paqja në vend. Ndërsa teksti rus kërkon aplikimin e menjëhershëm të planit të paqes së Annan për një tranzicion politik të pushtetit në Damask mbi bazat e asaj që është aprovuar në Gjenevë një muaj më parë dhe nuk përmend asnjë sanksion.