Wollfarth: Akuzat e PS ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, tërësisht të pabaza

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka deklaruar sot nga Gramshi se akuzat e Partisë Socialiste ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, për tregti të paligjshme të armëve, janë të pabaza. Duke folur për mediat Wollfarth, theksoi se PS-ja t’i kërkojë gjërat në mënyrë ligjore dhe se i ka mundësitë që të kërkojë në Parlament interpelancë, ndërsa shtoi se Shqipëria në 2013-ën do të jetë e pastruar nga municionet. “Ne nuk kemi informacion të detajuar për këtë akuzë. Opozita i ka të gjitha të drejtat ligjore të hetojë”- tha ai.
Wollfarth u ndal në mënyrë të veçantë edhe tek përfundimi me konsensus politik i reformës zgjedhore. Ai e ka cilësuar përfundimin e saj një arritje e madhe, por theksoi se duhet vullneti i të gjitha palëve për zbatimin e marrëveshjes PD-PS për kodin zgjedhor.
“Arritja e marrëveshjes për reformën zgjedhore mes palëve, është arritje. Janë përmbushur disa prioritet të OSBE por ka ende punë për të bërë”- ka shtuar ai
Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka vizituar uzinën ushtarake në Gramsh ku ka dhuruar edhe gjashtë kamera sigurie dhe një video-kamera dixhitale.
Ai shoqërohej në Gramsh nga zëvendës ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia.