E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS hedh dyshime per zgjedhjet e 23 qershorit

Partia Socialiste hedh dyshim zgjedhjet e 23 qershorit.

“100 vjetori na gjeti me një shtet jo në shërbim të qytetarit, por në shërbim të pushtetarit, na gjeti me institucione jo në jo në shërbim të qytetarit, por në shërbim të pushtetarit, me demokraci të rrezikuar, me pyetjen a do bëjmë zgjedhje të lira apo jo, a do manipulohen zgjedhjet apo jo, a ka jetë demokratike në Shqipëri apo jo”.
Këtë deklaratë, kreu i grupit parlamentar socialist Gramos Ruçi, e ka bërë gjatë një takimi me emigratët shqiptarë në Greqi.

Më herët gjatë ditës, Sekretari për Çështjet Zgjedhore Damian Gjiknuri, u ka bërë me dije përfaqësive diplomatike, procedurat për rishpërndarjen e mandateve, të cilën e quajti një çështje të rrezikshme dhe një goditje ndaj kushtetutës.
Në këtë kontekst, sekretari për çështje zgjedhore në PS shigjetoi ashpër administratën e KQZ duke e cilësuar atë si tërësisht të politizuar.  “U shprehëm diplomatëve të huaj shqetësimit e PS-së në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, shpërndarjen e mandateve dhe përgatitjet për zgjedhjet. Vendimi i Kolegjit cënon rëndë procesin zgjedhor. Gjithashtu, u shprehëm se nuk mund të pranohen mandatet që s’përfaqësojnë barazinë e përfaqësimit, nuk anashkalohet KQZ dhe as Kuvendi të përdorë mandate të 2009-ës për mandatet e reja për zgjedhjet e qershorit të 2013. Kjo do të ishte goditje e Kushtetutës, ilegalitet që në fillim të zgjedhjeve që vë në diskutim zgjedhje”, deklaroi Gjiknuri, pas përfundimit të këtij takimi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›