Masaker ne agim shuhet familja

ELBASAN - Masakroji familjen per tu hakmarre meqe shtet ketu nuk ka dhe drejtesia nuk vepron. Ndoshta kjo moto e vrasjeve te Shkodres ka frymezuar edhe vrasjen e dyte brenda 24 oreve ne Elbasan. Nje masaker e vertete. Vritet babai me dy djemte e nje familje plagoset rende nusja e shtepise.
Emin Mahmuti 82 vjec dy djemte e tij Pellumb Mahmuti 35 vjec Xhelal Mahmuti 47 vjec jane ekzekutuar ne shtepine e tyre ndersa ishin ne gjume nderkohe eshte plagosur shtetasja Myzejen Qosja 35 vjec e cila bashkejetonte me Pellumbin. Gruaja ka qene ajo qe ka lajmeruar nepermjet telefonit per krimin e tmerrshem nje kusheri te familjes dhe ky i fundit ka marre policine. Kur policia ka hapur porten e shtepise ka zbuluar vrasjen e trefishte.
Menjehere eshte bere transporti per ne spital i gruas se plagosur ne koke dhe ne qafe dhe me pas eshte derguar me urgjence drejt spitalit ushtarak ne Tirane ku ndodhet ne gjendje te rende.
Gruaja eshte e vetmja deshmitare okulare e ngjarjes. Autori mendohet se ka hyre nga pjesa e murit te avllise se shtepise njekateshe ne lagjen Surja Dylgjeri dhe me pas me nje arme me silencator ka kryer ekzekutimet me nga dy plumba per tu siguruar se te gjithe kishin vdekur.
Me pas ka dale nga porta hyrese e shtepise dhe eshte larguar pa e pare njeri rreth ores 06.00 te mengjesit. Gjithcka mendohet se ka ardhur si rezultat i nje hakmarrje per shkak se djali i mesem i familjes i vetmi i mbetur gjalle Andon Skender Zenel tre emrat me te cilet njihej ne qytet dyshohet se ka kryer dy vrasje te ndryshme ne shtetet Itali dhe France si dhe ka tentuar te vrase nje vit me pare nje shtetas tjeter ne qytet. Te pakten ky mbetet versioni i pare pasi aktualisht thuhet se autori mund te kete qene i maskuar me arme me silenciator.
shte e dyta here brenda 24 oreve qe Elbasani eshte tronditur nga nje krim i rende. Pardje nje grua dhe vajza e saj jane vrare ne banesen e tyre. Viktimat jane Donika dhe Leonora Leka perkatesisht 60 dhe 32 vjec. Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen 11 nentori ndersa burime prane policise kane bere te ditur se autori eshte djali i familjes Leonard Leka 27 vjec.
Ky i fundit eshte vetedorezuar ne polici. Policia nderkohe ka arrestuar edhe djalin tjeter te familjes Leka 34-vjecarin Dritan Leka i cili dyshohet se ka bashkepunuar me vellain e tij 27-vjecar ne krimin e kryer. Ne polici vrasesi ka deklaruar se i vrau nenen dhe motren per shkak te konflikteve te shpeshta dhe sjelljes se tyre sipas tij te papranueshme morale. Familja jetonte e ndare ne nje shtepi ne gjendje te mjerueshme.
Hetimet
Menjehere ne vendin ku eshte kryer krimi kane mberritur agjente te shumte policie drejtues si dhe ekipi i nderhyrjes se shpejte. Pak me vone kane mberritur eksperte nga prokuroria e krimeve te renda te shoqeruar nga prokurore te rrethit. Ekspertiza ka zgjatur disa ore dhe me pas trupat e tre personave jane derguar ne morgun e spitalit. Sipas te dhenave te ekspertizes Emin Mahmuti ka marre dy plumba ne koke Xhelali 2 plumba ndersa Pellumbi tre te tille.
Sipas te dhenave te policise shkaku i ketij krimi te rende vjen nga djali i mesem i familjes Andon Mahmuti person i shpallur ne kerkim nga policia. Sipas te dhenave zyrtare ky shtetas akuzohet se ka kryer nje vrasje ne shtetin italian dhe nje tjeter ne Spanje. Vetem dy vjet me pare 47 vjecari akuzohet se ka qelluar me arme zjarri shtetasin A. B i cili edhe ka njohur autorin. Agjentet kane shoqeruar disa persona nder te cilet edhe personin qe u qellua dy vjet me pare nga Mahmuti.
Ne njoftimin e policise deklarohet se ky i fundit dyshohet se ka lidhje me autoret e ngjarjes. Gjithsesi per arsye hetimi ende nuk behen te ditur emra personash si te dyshuar kryesore per krimin. Ne vija te pergjithshme shkaku deklarohet hakmarrje por ende nuk dihet me cilen nga ngjarjet mund te kete lidhje drejperdrejt marrja e hakut duke shuar nje familje te tere.
Nusja deshmitarja e vetme
35 vjecarja Qosja eshte e vetmja deshmitare e kesaj ngjarjeje te rende. Policia ka kerkuar perkujdesje maksimale dhe nderhyrje mjekesore te specializuar per te mbajtur ne jete gruan si e vetmja qe ka pare me sy ate qe ka ndodhur. Ajo ka arritur te shpetoje mrekullisht edhe pse nuk i jane kursyer plumbat. Mesohet se i eshte hequr plumbi ne koke nderkohe qe vazhdon te kete nje plumb ne qafe.
Dyshohet vrases me pagese
Shume detaje te krimit kane bere qe te dyshohet per nje vrasje te porositur. Sipas verifikimeve te policise autori ose autoret kane llogaritur shume mire situaten. Ai eshte hedhur nga muri ka hyre ne shtepi dhe ka vrare pa ju dridhur dora te gjithe pjesetaret madje edhe duke i qelluar me shume se nje here.
Po keshtu fakti qe eshte perdorur silenciator si dhe mundesia e maskimit te tij ka bere qe te mendohet se vrasesi eshte profesionist dhe i porositur. Ai madje mendohet se eshte larguar ne kembe nga shtepia duke mos perdorur automjet si nje mundesi per te sjelle edhe identifikimin e tij. Porositja e vrasjes se trifishte ka bere qe policia te mendoje per nje hakmarrje por qe aktualisht rrethi i te dyshuarve mbetet i gjere.
Shperblimi
Krimi i shumefishte ka bere qe Drejtoria e Policise se Elbasanit si rralle here te vere ne dispozicion nje shume prej 50 mije dollare per cdo informacion te sakte ne lidhje me autoresine dhe vendndodhjen e autoreve te ngjarjes se rende. Drejtori i policise Jashar Vreka tha se jane angazhuar te gjitha forcat e policise dhe eshte duke u krehur e gjithe zona dhe jane duke u verifikuar alibite e te gjithe personave per te mberritur tek autoret. Ai i beri thirrje komunitetit te ndihmoje ne zbardhjen dhe venien para drejtesise te autoreve te ketij krimi te trefishte ne familjen Mahmuti.
Asnje i dyshuar
Policia ka shoqeruar shume persona qe mund te kene dijeni apo lidhje me ngjarjen por aktualisht nuk ka asnje te dyshuar kryesor te shoqeruar. Mesohet se ne Drejtorine e Policise Elbasan kane mberritur drejtues dhe eksperte nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise per te ndihmuar ne kapjen e autorit te krimit. Ne te gjitha rruget kryesore jane ngritur postoblloqe ku jane kontrolluar mjete dhe jane verifikuar persona te dyshimte. Vazhdon puna per zbardhjen e autoresise se krimit te trefishte qe u regjistrua mengjesin e se shtunes ne lagjen Syrja Dylgjeri te qytetit te Elbasanit.
Familja Mahmuti
Emin Mahmuti i ndare nga bashkeshortja e tij ishte pensionist. Ai njihej dhe respektohej nga i gjithe Elbasani. Nderkohe dy djemte e vrare Xhelali punonte ne ndermarrjen e Ujesjellesit ndersa Pellumbi punonte ne Uzinen e Mjekesit. Sipas te dhenave te para mesohet se rreth nje muaj me pare nje nga vellezerit eshte plagosur por ka shpetuar pa probleme. Nga banoret e zones thuhet se familja Mahmuti jetonte ne kete lagje prej shume vitesh sa nuk mbahet mend.
Banoret thone se askush nuk ka ndjere asgje mbi ngjarjen. Sipas tyre nuk dihet vendndodhja e djalit te mesem i cili ka qene edhe problematik por djemte e tjere ishin punetore dhe te respektuar. Dy djemte nuk lane pasardhes edhe pse djali i vogel po bashkejetonte me nje vajze me te cilen kishte lidhur jeten. Gruaja ndodhet ne gjendje te rende per jeten dhe eshte e vetmja qe ka shpetuar nga masakra edhe pse ka marre dy plumba.