E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra Vrasesi me pagese shqiptar masakroi at e bir i paguar nga nje grek

Emigranti i masakruar ne Kallamate u vra nga nje vrases me pagese sepse kercenoi bosin e nje organizate kriminale

Kercenimet qe emigranti shqiptar beri ndaj bosit te nje organizate kriminale ne Greqi i kushtuan jeten e tij dhe te birit. Fillim Mesaja nga Sukthi i Durresit kishte kryer ca porosi kriminale per nje mafioz grek por ky i fundit nuk e ka shperblyer. Per kete arsye Mesaja e ka kercenuar se do te shkonte ta padiste ne policine greke dhe do te tregonte aty gjithcka dinte per veprimtarine e tij mafioze. Ky presion nga emigranti shqiptar vuri ne levizje nje vrases me pagese gjithashtu emigrant shqiptar per te larguar telashet nga vetja. Si rezultat ndodhi ajo qe u cilesua edhe masakra e Kozanes ku u vra Fillim Mesaja me pistolete dhe djali i tij 3-vjecar Olgerti te cilin vrasesi e goditi me thike. Kjo histori e frikshme dhe rreqethese nuk do te ishte zbardhur ndoshta kurre sikur personazhi i botes se krimit grek nuk do te kishte injoruar serish nje tjeter kriminel shqiptar. Ai nuk pagoi emigrantin vrases per krimet qe beri dhe kjo coi ne zbulimin e policise te gjithe ngjarjeve dhe rrjetit te organizates kriminale. Sipas policise greke porosia per ekzekutimin e Mesajes ishte dhene nga nje shtetas grek bos i nje grupi kriminal ndersa autor i vrasjes se dyfishte eshte nje shtetas shqiptar 29 vjec qe u arrestua te enjten ne Porto Rafti prane Athines ne nje operacion te kryer nga nje skuader e sherbimit antiterror. Shqiptari ndodhej ne kerkim per nje vrasje te kryer ne vitin 2008 dhe nje tentative vrasjeje me 2009. Pasditen e te premtes policia publikoi nje komunikate zyrtare ku nuk jepen shume detaje per vrasjen e dyfishte qe tronditi opinionin ne Greqi e Shqiperi. Per te njejten ngjarje policia ka arrestuar edhe shtate persona te tjere mes te cileve edhe bosi 49 vjecar i organizates kriminale qe pervec trafikut te droges merrej me venie gjobash biznesmeneve te ndryshem. Policia ka evidentuar edhe gjashte pjesetare te tjere te ketij grupi qe jane shpallur persona ne kerkim. Sipas policise ne banesat e te arrestuarve jane kryer kontrolle dhe jane gjetur e sekuestruar nje pistolete nje revolver arme gjahu droge dhe shuma parash qe kane rezultuar nga veprimtaria kriminale e organizates. Policia mundi te binte ne gjurmet e rrjetit kriminal pas investigimeve intensive ne zonen e ngjarjes se rende dhe shqyrtimin e tabulateve te komunikimeve telefonike te viktimes. Fillim Mesja qe ne fshatin Arios ku banonte njihej me emrin Filip kishte emigruar ne Greqi ne fillim te viteve 1990. Baba i dy femijeve njeri prej te cileve me nje semundje kronike ai eshte cilesuar nga banoret vendas si nje njeri teper punetor korrekt i komunikueshem e teper social ndersa kishte krijuar ne fshat edhe nje grup hipizmi ku merrnin pjese te rinjte lokale. Ai humbi jeten me 29 nentor bashke me djalin e tij 3-vjecar. Automjeti i tij u gjet i rrezuar ne nje kanal anes se rruges ku u gjet nga nje kalimtar qe njoftoi policine.

Hetimi

Zbardhja e ngjarjes dhe zbulimi i autorit ka cuar ne fund hetimet mbi masakren e Kallamates. Ne 29 nentor ne fshatin Plati te Kallamates u ekzekutua emigranti shqiptar Filip Fillim Mesaja 35 vjec dhe djalit i tij 3 vjec Olgerti. Sipas rezultateve te hetimeve ne vrasje eshte e implikuar nje organizate kriminale e perbere nga 14 greke e shqiptare nder te cilet 8 jane arrestuar dhe 6 jane ne kerkim. Grupi eshteinjohur per trafik droge dhe shantazhe ndaj biznesmeneve dhe sipas policise Fillim Mesaja kishte marredhenie te paligjshme me anetaret e kesaj organizate. Vrasja makabre eshte kryer nga nje shqiptar i paguar nga nje grek. Arrestimi i shqiptarit 29-vjecar autorit te vrasjes u be nje dite me pare ne shtepi ne Porto Rafti te Athines pas nje operacioni policor te organizuar te njesise speciale antiterroriste.Ne policishqiptari ka treguar gjakftohte skemen e krimit.Shkova hapa deren e makines se 35-vjecarit e vrava ate dhe me pas thera femijen - ka pohuar ai duke shtuar se porosine per vrasjen e mori nga shefi i grupit 49-vjecar grek qe eshte nder te arrestuarit. Shqiptari sipas policise eshte autor edhe i dy vrasjeve te tjera me kontrate ne vitin 2008 dhe 2009 ku viktima te tij ishin dy shtetas greke. Sipas burimeve te policise urdheruesi i vrasjes se emigrantit shqiptar dhe femijes 3 vjec eshte greku Vasilis Varelas i skeduar per aktivitet kriminal ne Greqi i denuar per vrasje dhe trafik droge nderkohe eshte shpallur ne kerkim edhe vellai i tij binjak Kristos Varelas. Gjate operacionit te gjere per kapjen e te dyshuarve policia gjeti sasi droge 2 pistoleta 3 arme gjahu sasi te madhe fishekesh dhe 4500 euro ne pronesi te tyre. Sipas policise grupi kriminal kercenonte biznese dhe merrte shuma te medha prej tyre dhe trafikonte lende narkotike ne rajonin e Peloponezit. Akuzat kunder 8 te arrestuarve dhe personave te kerkuar jane pjesemarrje ne organizate kriminale te projektuar per grabitjen e pronareve te dyqaneve dhe klubeve te nates shitje dhe trafikim te lendeve narkotike vrasje posedim dhe perdorim ilegal te armeve. Fillim Mesaja 35 vjec dhe djali i tij 3 vjec u gjeten te vrare ne fund te muajit te shkuar ne makine ne fshatin Plati te Kallamates. 35-vjecari ishte vrare me cifte ne koke ndersa femijes i ishte prere fyti. Vrasja ne fjale tronditi mbare opinionin ne Greqi vecanerisht per faktin qe viktime u be edhe nje femije i pafajshem 3-vjecar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›