Rusmajli Islami nje opozitar i spikatur dhe nje telash ne vazhdim per PS-ne
Kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmajli ne nje prononcim per ABCNews e cilesoi dje reagimin e PS-se ne parlament e cila kerkoi qe deputeti Islami te largohej nga perberja e asamblese parlamentare ne KE si nje veprim te gabuar pasi sipas tij ish-deputeti socialist mbetet nje nder opozitaret me te spikatur ne vend. Une besoj qe Z. Islami nga vleresimi si koleg ai nuk eshte thjesht opozitar por i spikatur sepse eshte aktiv i grupit te PS-se ne asamblene parlamentare ne KE. Ai eshte raportues per Gjeorgjine dhe kjo eshte mjaft e rendesishme pasi ky shtet perben nje nder debatet kryesore ne KE. Socialistet duhet te ishin krenare per faktin se ai eshte pjese e tyre tha Rusmajli. Me tej ne lidhje me pyetjen nese kundershtia PD dhe PS per Islamin do te rrezikoje marreveshjen e arritur mes paleve pak kohe me pare ai u shpreh se - Une besoj qe incidenti me Islamin nuk do te preke marreveshjen qe ne kemi arritur. Debati per Islamin eshte nje telash qe do ta shoqeroje PS-ne edhe ne vijim. Ky konflikt besoj se nuk do mbivendoset ne axhenden tone per ligjet me 3/5 deklaroi Rusmajli.