“Masakra e Cerrikut”, perfundojne hetimet
Tirane – Prokuroria e Krimeve te Renda i ka dhene fund hetimeve njevjecare per masakren e Cerrikut, 11 vjet me pare. Nente autoret e saj jane derguar dje per gjykim nga prokuroria, ku edhe se shpejti do te perballen me togat e zeza. Ata akuzohen per veprat penale “vrasjes ne rrethana cilesuese” te 6 efektivave dhe plagosjen e 16 te tjereve. Ja sesi e pershkruan prokuroria ngjarjen pas analizes e provave dhe te akteve te grumbulluara gjate hetimit paraprak te ketij procedimi penal.
Me daten 22 maj te vitit 1997 eshte sulmuar me arme zjarri nga disa shtetas Posta e Policise se qytetit Cerrik, ndersa jane larguar me force punonjesit e policise nga kjo poste. Te nesermen, forca te policise se Komisariatit Elbasan te drejtuara nga shefi i komisariatit te asaj kohe, Agron Kuliqi, ne bashkepunim me forcat speciale (Garda e Republikes) kane vajtur ne qytetin e Cerrikut per te rivendosur rendin. Te pandehurit Llazar Bicja dhe Meti Bozi te ardhur ne dijeni te levizjeve te forcave policore ate dite ne qytetin e Cerrikut, kane organizuar nje grup personash te armatosur, me qellim goditjen e forcave te policise. Per kete arsye, keta te pandehur kane shkuar ne lagjen numer 3 te qytetit Cerrik dhe kane takuar te pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani, te cilet ishin te armatosur dhe qendronin ne nje postbllok te krijuar prej tyre, per shkak te hasmerive qe kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqinit, i njohur me pseudonimin “Mandela”. Te pandehurit Bozi e Bicja kane nxitur personat e mesiperm per te goditur forcat e policise, te cilet do te leviznin neper qytet, duke i mashtruar se keto forca kishin ardhur nga Tirana me qellim vrasjen dhe perdhunimin e vajzave dhe grave te tyre. Po ashtu, keta te pandehur kane nxitur te pandehurin tjeter Roland Sota (Xhepexhiu) dhe bashkepunetoret e tij te pozicionohen ne tarracat e qytetit dhe te godasin efektivet e policise. Te njejtin veprim kriminal keta shtetas kane bere dhe me disa persona te tjere te qytetit te Cerrikut, duke i nxitur te pozicionohen ne tarracat e disa pallateve te tjera dhe duke iu sugjeruar te qellojne ne rast kunderpergjigje te forcave te policise. Pas ketij organizimi, te pandehurit Arjan Toska, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani se bashku dhe me shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, dhe Bashkim Buzani te armatosur me arme zjarri te ndryshme jane pozicionuar brenda ambienteve te Kinemase se qytetit te Cerrikut, duke zene pozicione ne dritaret e kinemase dhe ne tarracen e saj. I pandehuri Xhepexhiu me bashkepunetoret e tij te armatosur me arme te ndryshme jane pozicionuar ne tarracen e pallatit qe ndodhet rreth 200 m larg kinemase, veprim ky i kryer edhe nga shtetas te tjere. Pas pozicionimeve qe percaktuan te pandehurit Llazar Bicja e Meti Bozi, ne qytetin e Cerrikut kane mberritur forcat e policise se Komisariatit Elbasan te mbeshtetura nga disa njesi te Grades se Republikes. Levizja e forcave te policise behej ne autokolone e perbere nga dy mjete te tipit “IFA”, nje fugon i blinduar dhe dy diagac. Kur forcat e policise ndodheshin ne qender te qytetit shtetasi Ardian Rama (aktualisht i vdekur) ka qelluar me arme automatike ne drejtim te tyre, goditje e cila ka sherbyer si indicje per te kundervepruar me arme nga ana e forcave speciale te policise (Garda e Republikes). Ne momentin kur njera nga makinat e blinduara te policise ka qene duke kaluar ne qender te qytetit te Cerrikut, perball me kinemane e qytetit, fluksi i te shtenave ne drejtim te forcave speciale te policise ka qene maksimal ne dy drejtime kryesore. Makina e blinduar eshte qelluar me antitank nga i pandehuri Arjan Toska dhe gjithashtu brenda saj eshte hedhur edhe nje granate nga ana e Sokol Buzanit (aktualisht i vdekur), veprime qe kane shkaktuar djegien e 2 (dy) prej efektivave te policise qe ndodheshin brenda saj dhe ka detyruar personat e tjere te dalin nga blindi e me pas te qellohen me arme zjarri duke shkaktuar vdekjen edhe te 3 (tre) efektivave te tjere te policise. Ne perpjekje per t’u larguar nga vatra e zjarrit, ne afersi te pallatit nr. l te qytetit te Cerrikut, ne nje arre e te mbjelle me theker, eshte vrare edhe nje efektiv tjeter i forcave speciale te policise (Gardes) shtetasi Qemal Mehmeti. Redinalda Caushaj