E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria zbardhi ngjarjen nga kaseta filmike e nje emigranti ne ate qytet

Tirane – Hetimet mbi masakren e Cerrikut nisen nga prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan me daten 24 maj te vitit 1997, per vrasjen e 6 punonjesve te Gardes se Republikes dhe plagosjes se 16 personave te tjere, nisi procedimi penal me numer 144, per vepren penale te “Vrasjes ne rrethana te tjera te cilesuara” kryer ne bashkepunim, parashikuar si krim i parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal. Me date 24 shkurt te vitit 1998, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dosjen e ka derguar per hetime te metejshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut Elbasan, per mungese provash. Me daten 11 korrik te vitit te kaluar nepermjet nje kerkese te mberritur ne Prokurorine e Krime te Renda nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Qarkut Elbasan eshte kerkuar qe te rifilloheshin hetimet per dosjen e mbyllur te masakres se Cerrikut. Shkak ka qene se nga hetimet qe ishin kryer per kete ceshtje, si dhe nga informacionet e nga pyetja e disa shtetasve ekzistonin te dhena te mjaftueshme ne lidhje me personat e dyshuar per ngjarjen e 23 majit te vitit 1997. Per keto arsye, Prokuroria per Krime te Renda me date 17 korrik te vitit te kaluar ka vendosur rifillimin e hetimeve per procedimin penal numer 144 viti 1997, te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan. Po ne ate date Krimet e Renda kane regjistruar procedimin penal numer 45 per veprat penale te “vrasjes se kryer ne rrethana te tjera te cilesuara” ndaj punonjesve te policise dhe ushtarakeve gjate detyres, kunder dy ose me shume personave, te kryer ne bashkepunim ne ngarkim te pandehurve Bujar Buzani, Roland Sota (Xhepexhiu), Entel Gashi, Arjan Toska, Llazar Bicja, Meti Bozi, Tomor Buzani, Alban Toska dhe Skender Cani. Rihetimi i kesaj dosjeve u perqendrua ne nje kasete filmike te bere rastesisht diten e ngjarjes nga nje qytetar, i cili me pas e shiti ne nje kanal televiziv. Pamjet filmike, te cilat tregonin sulmet, arriten ne identifikimin e te pandehurve dhe venien ne pranga te tyre nje vit me pare. Kaseta filmike eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe do te perdoret ne seancat gjyqesore si nje nga provat me kryesore te ketij procesi gjyqesor nga ana e prokurorise. Nderkohe qe, mbi te pandehurit ka edhe nje sere deshmish te marra nga ana e prokurorise deri pak dite me pare ne qytetin e Elbasanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›