E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Cërrikut, tensione në seancën gjyqësore të radhës

Eshtë shoqëruar sërish me tension seanca e radhës ndaj të pandehurve të Cërrikut, të akuzuar për masakrën e vitit 1997 ndaj gardistëve. Bashkëpuntori, Bujar Buzani i akuzuar së bashku me 6 persona të tjerë, nuk ka mundur të përfundojë dëshminë. 

CERRIK-Eshtë shoqëruar sërish me tension seanca e radhës ndaj të pandehurve të Cërrikut, të akuzuar për masakrën e vitit 1997 ndaj gardistëve.
Ashtu si edhe herët e tjera bashkëpuntori, Bujar Buzani i akuzuar së bashku me gjashtë persona të tjerë nuk ka mundur dot ta cojë në fund dëshminë e tij.
Ka mbetur sërish pa u përshkruar pjesa se si u qëllua në drejtim të gardistëve megjithëse ai arriti të përshkruajë mënyrën si ishte armatosur ai dhe të pandehurit e tjerë ditën e ngjarjes.
I pandehuri, Buzani tha se bashkë me Arjan Toskën kishte në krah kundërtank dhe të tjerët bomba dhe armë.
Por me pas dëshmia e tij i kthye në copëza fjalish të mbetura përgjysëm. Me pas i pandehuri është revotluar edhe me policët që e ruanin.
Më 22 maj 1997, persona të armatosur kishin sulmuar postën e policisë së qytetit të Cërrikut, duke larguar prej andej punonjësit. Të nesërmen, për të rivendosur rendin dhe qetësinë, efektivë të Komisariatit Elbasan, të drejtuara nga shefi i komisariatit të asaj periudhe, Agron Kuliçaj në bashkëpunim me forcat speciale të Gardës së Republikës janë nisur drejt qytezës, ku në hyrje të saj janë qëlluar me armë. Për pasojë kanë gjetur vdekjen gjashtë gardistë dhe janë plagosur 16 të tjerë. Në bankën e të akuzuarve për masakrën e Cërrikut gjenden nëntë persona.
Veç pamjeve filmike ku të akuzuarit shfaqen të armatosur në postbllok, prokuroria ka në dorë dhe një provë tjetër të fortë, dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Bujar Buzani i cili ka dëshmuar edhe më parë në cilësinë e të penduarit. (e.n/news24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›